Wednesday , December 1 2021

Makina del nga rruga në Librazhd, futet në lulishten e lokalit

Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksident në Librazhd. Një mjet tip “Fiat Punto” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lulishten e një kafeje. Mësohet se shoferi ka dalë nga rruga ndërsa po dërgonte një fëmijë në shkollë, por shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Advertisement

Nga fotot duket se njerëzit që po pinin kafen e mëngjesit në lokal janë trembur, pasi makina ka qenë gati duke i përplasur./albeu.com