Tuesday , January 18 2022

Detaje të reja/ Ja si tentoi të vriste veten një javë më parë 34-vjeçarja që u hodh nga kati i pestë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën gjatë ditës së sotme pasi një 34-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit së bashku me djalin 1 vjeç. Mësohet se 34-vjeçarja e identifikuar si Pamela Mërtiri kishte tentuar të vriste veten dhe një javë më parë duke pirë shampo.

Advertisement

34 vjeçarja rezulton të jetë shtruar në spital një javë më parë, pasi kishte pirë shampo. Në javët e fundit viktima kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike e cila siç duket i është shkaktuar pas divorcit me ish bashkëshortin e saj.

Ditën e djeshme kishte udhëtuar drejt Vlorës së bashku me nënën e saj. Ajo kishte 7-8 muaj që ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe punonte si farmaciste në Tiranë./noa.al