Wednesday , January 19 2022

Ngjarje e rëndë në vendin tonë/ 34-vjeçarja hidhet nga ballkoni i katit të pestë së bashku me djalin 1 vjeç

Një 34-vjeçare është hedhur nga ballkonit të katit të pestë së bashku me fëmijën e saj 1 vjeç në lagjen Pavarësia. Ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa djali u dërgua në spital nga një banor i zonës por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Advertisement

Burime për Top Channel bëjnë me dije se, dyshohet që 34-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Një dëshmitar ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja duke thënë:

“Është hedhur nga kati i pestë nga sheshpushimi. Ka ardhur aty, ishte megjithë fëmijën. Kur janë hedhur, dëgjova zhurmë dhe dola. Pashë që ishte përmbys. Ajo kishte shenja jete ndërsa fëmija kishte carje në surrat dhe e mori njëri që është këtu me makinë. Nuk ishte banore këtu. E dëgjuam, nuk mund të bëja sehir. Policia nuk e dinte dhe i njoftuam e erdhëm. Ambulanca u vonua 10 minuta.”

Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur detajet e kësaj ngjarje të rëndë!