Wednesday , January 19 2022

Ministri i Kosovës nuk e fsheh lumturinë: Kam qenë në gjimnazin e Elbasanit me Evis Kushin.

Ministri i Infrastrukturës dhe Kosovës, Liburn Aliu, edhe një herë tjetër e ka përmendur rastësinë e bukur që ka qenë shok klase me ministrin e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi. Në fjalën e tij dje në në mbledhjen mes dy qeverive, foli për marrëveshjet që do të nënshkruhen mes dy vendeve, Aliu tregoi se sot do të mblidhet për të pirë kafe me shokët e klasës!

Advertisement

“Kjo do të ishte e një rëndësie të veçantë. Po nënshkruajmë këtë memorandum në Elbasan, ku kam qenë në shkollë me Evis Kushin dhe mbase mblidhemi për të pirë kafe me shokët tanë të klasës dhe kjo ma shton gëzimin e këtij nënshkrimi”, u shpreh ministri Aliu.

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi Ministri i Infrastrukturës dhe Kosovës, Liburn Aliu kanë kryer gjimnazin Dhaskal Todri në Elbasan.