Wednesday , January 19 2022

“Mateo nuk ka shkuar për të blerë bukë”, halla e 8-vjeçarit bën publike detajet e reja për vrasjen e nipit nga Klodian Çalamani dhe hedh dyshimet e rënda

Halla e vogëlushit 8-vjeçar, Mateo Vasiut që u masakrua dhe vra nga Klodian Çalamani në Fier, në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ tha sot se janë përballur me komente dhe akuza se mund të jenë ata autorë e djegies së shtëpisë Çalamanit. Mirëpo sipas Hallës  kjo është e pavërtetë.

Zonja Pranvera dhe se në kamerat e sigurisë shfaqen dy persona që me diçka në dorë, pishtarë apo bidonë shkojnë në banesë dhe i vënë flakën.

Advertisement

“Policia nuk i ka marrë këto pamje. Ne nuk i njohim këta persona është shumë e rëndë që janë ngritur akuza të tilla”, tha halla e Mateos.

Lidhur me ekspertizën mjeko-ligjore për Mateon, ajo tha se kanë përgatitur një prokurë për avokaten që ta tërheqë, por ata vetë nuk e kanë parë ende.

“Nuk e kemi marrë ekspertizën. Përgatitëm një prokurë për avokaten dhe nesër do e dorëzojmë që ajo të na e tërheqë. Ne nuk kemi asnjë lloj kontakti me policinë. Informacionet që kemi marrë i kemi marrë nga gazetarët, ku flitet dhe për një lloj tjetër abuzimi”, tha halla.

Sa i përket marrëdhënieve që familja Vasiu kishte me Klodian Çalamanin dhe dyshimet për një motiv nga ngjarja e 2005 ku ishte përfshirë dhe xhaxhai i Mateos, ajo tha se Çalamani nuk vinte në shtëpinë e tyre, pavarësisht se e ndihmonin me ushqime, ndërsa theksoi se ngjarja e 16 viteve me parë nuk ka asnjë lidhje me krimin makabër.

“Ne e ndihmonim por Çalamani nuk vinte në shtëpi. Unë nuk e njihja fare.

Ngjarja e 2005 nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Njerëzit i janë kthyer historisë, por nuk ka lidhje.

Sipas dyqanit të bukës, Mateo nuk ka shkuar për të blerë bukë. Ne nuk kemi gjetur asnjë lloj njolle gjaku në shtëpinë e Çalamanit dhe dyshojmë se ai nuk ka qenë vetëm”, tha halla e 8-vjeçarit.