Wednesday , January 19 2022

“Kthehu me mua ose do të vras”, i dashuri i hodhi acid në fytyrë, 20-vjeçarja merr vendimin drastik

Një 20-vjeçare në Turqi është martuar me autorin, i cili i hodhi acid në fytyrë duke humbur në këtë mënyrë 70% të shikimit në syrin e djathtë. Mediet e huaja shkruajnë se 23-vjeçari Kasim Ozan Celtic i hodhi acid në fytyrë 20-vjeçares Berfin Ozek pas ndarjes së tyre, në vitin 2019.

Advertisement

Pak para se ta sulmonte, autori e kishte kërcënuar vajzën e re se do ta vriste, nëse ajo nuk kthehej me të. Autori u dënua me 13 vite e gjashtë muaj burg, por për shkak të ndryshimit të ligjeve si pasojë e pandemisë ai doli nga burgu.

Sipas mediave turke, pas arrestimit, autori i ka kërkuar Ozek që ta falte. Pasi është liruar nga burgu, i riu i ka propozuar për martesë 20 vjeçares, ndërsa ajo ka pranuar. Pas dasmës së tyre, opinioni publik ka kritikuar vajzën për vendimin e saj, ndërsa babai i Berfin Ozek tha se e bija ishte martuar pa dijeninë e tij.