Tuesday , January 18 2022

Bashkitë të “zhytura” në borxhe, drejtimin mund ta marrin administratorët. A është në listë Bashkia Elbasan?

Bashkitë e zhytura në borxhe që nga 5 janari rrezikojnë që të kalojnë nën menaxhimin e një administratori të emëruar nga qeveria. Të dhënat e ministrisë së financave tregojnë se në 9 muaj detyrimet janë thelluar ndërsa bashkia më problematike rezulton se është Kavaja e cila ka 15.8 % të totalit të borxhit. Kreu i Shoqatës së Bashkive sqaron se administratori merr në dorë të gjitha funksionet qeverisëse të  një bashkie.

Advertisement

Borxhi i bashkive është rritur me 250 mln lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që qytetarët rrezikojnë të mbeten pa shërbime. Por nga se janë krijuar këto borxhe? Kreu i shoqatës së bashkive deklaron se peshën kryesore e mbajnë  investimet dhe shërbimet e papaguara. Vetëm pak kohë më parë qeveria i akordoi bashkive një fond shtesë prej 500 mln lekësh por ekspertët theksojnë se kjo shumë është shumë minimale dhe nuk pritet të ndikojnë uljen e borxhit.

BORXHI NË TOTAL

2021     7.2 MLD LEKË

2020     6.9  MLD LEKË

DETYRIMET SIPAS BASHKIVE

KAVAJA       1.1 mld lekë

TIRANË     876.8 mln lekë

VORË         667.8 mln lekë

POGRADEC   345.6 mln lekë

Lezhë    290.4 mln lekë