Tuesday , January 18 2022

Vŗasja në Peqin, 2 autorë të maskuar e qëlluan 4 herë me silenciator, banorët: I morën çelësin e…

Dy persona kanë marrë pjesë në vŗasjen e 35 vjeçarit Albi Bashaliu në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Banorët jashtë kamerave pohojnë se kanë parë dy persona të cilët ishin me kapele dhe maska anti-COVID. Njëri prej tyre kishte në dorë pisťoletë me të cilën e qëlloi 4 herë 35 vjeçarin dhe pasi u sigurua që kishte vďekur i mori nga xhepi çelësin e makinës.

Advertisement

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, sapo viĸtima ka zbritur nga makina e tij për të shkuar në kafe. Pak minuta më pas uniformat blu gjetën të djegur edhe një makinë e cila dyshohet të jetë e autorëve të ngjarjes.

Pas vŗasjes banorët i kanë parë autorët të nisen në drejtim të Rrogozhinës, ndërsa policia për kapjen e tyre po kryen kërkime me helikopter. Deri më tani në policia janë shoqëruar 25 persona për t’u pyetur në lidhje me vŗasjen. Në akset kryesore, u ngritën postblloqe dhe u krye krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pistë kryesore e kësaj vŗasjeje është hakmarrja dhe lidhet me të kaluarën e viĸtimës dhe të vëllait të tij Leonard Bashaliu. Në Qershor të këtij viti vëllai i viĸtimës Leonard Bashaliu, u konfliktua për motive banale me Ylber Xhahysën për gërvishtjen e makinës 5 vjet më parë dhe në debat e sipër e qëlloi me aŗmë duke i marrë jetën. Aktualisht ai ndodhet në buŗg në pritje të dënimit. Edhe viĸtima e kësaj të hëne kishte precedentë penalë pasi 4 vite më parë kishte qëlluar me aŗmë në drejtim të 2 personave në Peqin. /abcnews.al