Tuesday , January 18 2022

Vrαsja e 32-vjeçarit në Peqin/ Plani iu dështoi në fund, autorëve nuk iu ndez makina prandaj morën mjetin e…

Autorët të veshur me të zeza, me maskë anti-COVID për të bërë të vështirë identifikimin e tyre dhe ruajta e “presë” në një makinë me xhama të zinj…gjithçka dukej e mirëmenduar në planin për të ekzêkutuar 32-vjeçarin Albi Bashaliu në Peqin, mirëpo në zbatimin e saj, plani cedoi në momentin e fundit! Pasi qëlluan për vdêkje të riun, makina e autorëve nuk iu ndez, kjo shpjegon edhe arsyen pse ato u larguan nga vendi i ngjarjes me makinën e viķtimës. Autorët, ende të paidentifikuar, i morën çelësat e makinës viķtimës në xhepa dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, kjo makinë u gjet sot në Gosë të Kavajë, e pa djegur dhe brenda saj nuk është gjetur arma e krimit. Targat e mjetit te djegur në vendngjarje që i përket autorëve, rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Advertisement

Kjo makinë është edhe “αrma” kryesore në duart e grupit hetimor që mund t’i çojë deri në kapjen e autorëve. Pista kryesore e hetimeve është e haķmarrjes, kjo sepse Albi Bashaliu është vëllai i Leonard Bashaliu. Ky i fundit ka ekzêkutuar 6 muaj më parë Ylber Xhahysën pas sherrit për gërvishtjen e makinës. Kjo është pista kryesore e hetimeve, e megjithatë, vetë viķtima Albi Bashaliu ishte arrêstuar në vitin 2017, pasi kishte qëlluar me αutomatik mbi dy persona.

Një ditë më parë, një prej dëshmitarëve kyç në vendin e ngjarjes, Sami Bashaliu, pronari i lokalit pranë së cilit ndodhi ngjarja rrëfyeu se kanë qenë 2 persona, që e prisnin në një makinë me xhama të zinj dhe sapo 32-vjeçari ka parkuar makinën e kanë qëlluar. Ai ka rrëfyer se autorët ishin të veshur me të zeza dhe me maskë COVID dhe pasi e kanë qëlluar u siguruan që Bashaliu kishte vdêkur.