Tuesday , January 18 2022

Ja punuan djali i xhaxhait dhe fqinji, si u fshehën provat e vrαsjes së 32-vjeçarit në Peqin

Kanë dalë detaje të reja pas vrαsjes së bujshme në Peqin, ku mbeti viķtimë një 32-vjeçar i quajtur Albi Bashaliu. Pasi fillimisht u larguan nga vendi i ngjarjes, dy të arrêstuarit për ekzêkutimin e Albi Bashaliut në Peqin, u rikthyen sërish tek skena e kṙimit.

Sipas burimeve është mësuar se Veiz Bashaliu dhe Mikel Xhaja, akµzohen se kanë prishur provat dhe kanë penguar hetimet për zbardhjen e vrαsjes së 32-vjeçarit Albi Bashaliu.

Advertisement

Policia dy ditë pas ngjarjes mundi të arrêstojë Veiz Bashaliun, 41 vjeç bashkë me Mikel Xhaja., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Këta dy persona raportohet se kanë qenë të pranishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Veiz Bashaliu mësohet se është djali i xhaxhait të viķtimës. Pas arrêstimit ai ka thënë se nuk ka parë gjë se ishte shtrirë në momentin e kṙimit. Ndërkohë personi tjetër Mikel Xhaja në përgjimet ambientale nga grupi hetimor rezulton të jetë shprehur: “Çfarë na duhet ne”.

Por dy të arrêstuarit janë rikthyer sërish në vendin e kṙimit dhe kanë prishur provat si dhe kanë kapur dëshmitarët okular,  duke u thënë banorëve të zonës që ishin tek lokali: “mos flisni dhe mos tregoni personat që keni parë, duke iu referuar autorëve të vrαsjes.”

Në prokurori ngjarja është referuar për veprën penale vrαsje për hαkmarrjeje,  ndërsa të arrêstuarit akµzohen për përkrahje të autorëve dhe për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës./albeu.com/