Wednesday , January 19 2022

Peqin/ Ekzêkutimi i Albi Bashaliut, arrêstohen dy persona. Emrat

Dy persona janë arrêstuar lidhur me vrαsjen me αrmë zjarri të 32-vjeçarit Albi Bashaliu, mëngjesin e së hënës. Ata αkuzohen si përkrahës të autorëve të kṙimit.

Veiz Bashali, 41 vjeç dhe Mikel Xhaja, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj-Peqin, u vunë në prαnga.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është dokumentuar se këta shtetas kanë kryer veprime aktive për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar aktivisht organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin”, njoftoi policia.

Advertisement

Makina

“Gjithashtu, në kuadër të kryerjes së veprimeve procedurale dhe thellimit të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë kṙiminale, në ndjekje e sipër të autorëve të dyshuar të veprës penale, më datë 28.12.2021, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Gosë-Vibashtovë, Rrogozhinë, është gjetur automjeti tip ‘Volkswagen Caddy’, që ka qenë në përdorim nga viķtima, Albi Bashaliu. Nga rrethanat e hetimit dyshohet se autorët kanë marrë mjetin e viķtimës për t’u larguar, ndërsa mjetin me të cilin ata udhëtonin e kanë djegur në vendngjarje”, shtuan të njëjtat burime.

Në vendngjarje janë gjetur sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dhe që u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

“Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme”, njoftoi më tej policia.