Tuesday , January 18 2022

Jepet vendimi pas 8 vitesh, bletari dënohet me 15 mijë euro pasi bletët e tij pickuan një banor në 2014

Një bletar nga Ohri është dënuar me 15 mijë euro gjobë për shkak se bletët e tij kanë pickuar një banor të Ohrit në vitin 2014. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ohër, të shqiptuar pas 8 vitesh, personi ka vuajtur nga frika dhe ka pasur dhimbje fizike dhe psiqike.

Sipas shpjegimit të aktgjykimit, bletari Laze Grozdanov nga fshati Dolno Konjsko i Ohrit është shpallur fajtor për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për shkak se ka qenë duke e drejtuar veturën e tij në të cilën kishte ngarkuar bletë.

Advertisement

Një tufë bletësh kanë dalë dhe kanë sulmuar të plagosurin Vasko Pascali, i cili ishte me gruan dhe fëmijën e mitur.

Paskali ka mbrojtur me trup foshnjën e vogël dhe ka vrapuar drejt shtëpisë së tij.Në momentin e arratisjes bletët e kanë pickuar në qafë, kokë dhe fytyrë.

Kjo i ka shkaktuar enjtje dhe probleme me frymëmarrjen. Ai ka shkuar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit ku është vendosur në Repartin e Brendshëm.

Burrë e grua vriten brenda 48 orësh, lënë jetim fëmijën 1 muajsh

Gjykata vlerëson se paditësi ka pësuar një reaksion alergjik nga pickimet e bletës dhe ka përjetuar frikë si për veten e tij ashtu edhe për fëmijën dhe gruan e tij.

“Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë për bletarët”, thonë nga Shoqata e Bletarëve të Ohrit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, dhe aktgjykimi është marrë pas 8 vitesh, që për bletarët nga Ohri është një absurditet tjetër pavarësisht, siç e kanë quajtur, procedurën qesharake.

Apeli në Manastir e ka vërtetuar aktgjykimin fillestar dhe e ka dorëzuar lëndën për përmbarim në Ohër, ku është vërtetuar se bletët janë të Grozdanov dhe se vetura me të cilën janë transportuar është e tij.

Me padinë civile ka vazhduar procedura për dëmshpërblim.

Bletarët nga Ohri kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor Republikan dhe nga Ministria e Drejtësisë që të rishqyrtojnë rastin konkret dhe të përgjigjen nëse, siç thonë ata, mbajtja e bletëve është profesion me rrezikshmëri të lartë dhe nëse me këtë vendim bletarët kategorizohen në grupin e vrasësve.

Grozdanov thotë se do ta ankimojë aktgjykimin dhe paralajmëroi mbështetje masive nga të gjithë bletarët në vend.