Tuesday , January 18 2022

Nuk ndalet Italia, prej sot vendos në “lockdown” edhe të vaksinuarit

Prej sot në Itali nis zbatimi i rregullave të reja anti-Covid , të cilat janë pothuajse një lockdown për personat e pavaksinuar.

Masat e reja anti-Covid bëjnë të detyrueshëm Super Green pass-it, për të marrë mjetet e qarkullimit publik, për të lëvizur me metropolitanë, autobusë, linja hekurudhore, tramë, anije, për të udhëtuar me linja fluturimi kombëtare, për të hyrë në restorante, lokale, në ambiente të mbyllura e të hapura të tyre, për të vizituar një muze apo ekspozitë arti, për të hyrë në stadiume, hotele, në ambiente aktivitetesh argëtuese e sociale, në impiante skish etj,

Advertisement

Super Green Pass është certifikata shëndetësore që jepet vetëm për personat e vaksinuar apo që kanë kaluar Covid-19 në gjashtë muajt e fundit, e përjashton të pavaksionuarit që mund të kryejnë tampone molekulare apo të shpejtë.

Super Green Passi do të jetë i detyrueshëm të prezantohet kudo, me përjashtim të hyrjes nëpër dyqane apo në shërbime të domosdoshme.

Po sot në Itali hyn në fuqi rregulli por jo i detyrueshëm që redukton në 4 muaj kohën nga një dozë në dozën tjetër të vaksinës anti-Covid.

Super Green Pass për momentin ka një afat kohor 9 muaj por duke u nisur nga data 1 shkurt do të ketë një vlefshmëri deri 6 muaj.

Në sistemin publik e privat të punës, Super Green Passi, prej datës 15 shkurt  bëhet i detyrueshëm për personat që kanë mbushur moshën 50 vjeç e sipër, ndaj të cilëve hyn në fuqi dhe rregulli i vaksinimit të detyrueshëm anti-Covid.

Për këtë grupmoshë, nëse brenda 5 ditësh nga data 15 shkurt, nuk prezantojnë Super Green Passin në drejtorinë e punës, nuk do të lejohen të punojnë, por nuk mund të pushohen e nuk do të paguhen.

Kryeministri italian Mario Draghi ka informuar se mbrëmjen e sotme, gjatë një takimi me median vendase e të huaj, do të prezantojë personalisht këtë paketë masash të reja e drastike anti-Covid, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza.