Tuesday , January 18 2022

Objektivi në Tiranë, viķtima në Cërrik/ Tr¡toli që vrau Erion Rexhepin ishte për të ekzekutuar….

EksplÓzivi që i mori jetën 27 vjeçarit Erion Rexhepi më 30 dhjetor 2021 në Cërrik, dyshohet se është viķtimë aksidentale e një atentati me objektiv Mikel Harizajn. Sulmi me eksplÓziv ndaj këtij të fundit u përsërit edhe më 7 Janar në Tiranë, duke e lënë të plagosur.

Erion Rexhepi, 27 vjeçari që humbi jetën nga shpërthimi i një sasie eksplÓzivi më 30 Dhjetor në Cërrik, ka dyshime të forta se ishte viķtimë aksidentale e një atentati ndaj Mikel Harizajt.

Hetuesit kanë zbardhur dy tentativat për të ekzékutuar 42 vjeçarin që mbeti i plagosur mëngjesin e 7 Janarit në Tiranë, por që ende mbeten pa autorë në pranga.

Advertisement

Ekzekutorët e atentαtit sipas burimeve, e kanë pasur për një kohë të gjatë nën vëzhgim Mikel Harizajt dhe e dinin mirë se ai lëvizte me një makinë “Mazda” që në fakt rezulton pronë e vjehrrit të tij.

Herën e parë, sipas burimeve ata tentuan ta zbatojnë porosinë më 30 Dhjetor të vitit të shkuar.

Por atë ditë makina u mor nga vjehrri i tij, i cili kaloi me automjetin në rrugën e lagjes “Kantier” në Cërrik. Aty është një pjesë e rrugës e ngritur me qëllim që makinat të ulin shpejtësinë dhe policia beson se lënda shpërthyese është shkëputur.

Bomba është gjetur disa minuta më vonë nga 27 vjeçari Erion Rexhepi të cilit i shpërtheu në dorë duke e lënë të vdeķur në vend.

Vjehrri i 42 vjeçarit, nuk ka kuptuar asgjë dhe pasi është kthyer në Tiranë makinën ka vazhduar ta përdorë edhe ish-dhëndri.

Pasi dështuan herën e parë dhe lanë pas një viķtimë aksidentale, atentatorët e Mikel Rexhepit kanë përsëritur skemën.

Eksplozivi është vendosur sërish në të njëjtën makinë ku shpërtheu mëngjesin e 7 Janarit.

Kur atentatorët kanë parë se në makinë ishte objektivi 42 vjeçar, ata kanë shpërthyer tritolin duke mos marrë në konsideratë praninë e 26 vjeçarit  Serin Dume, i cili rrezikoi të bëhet viķtima e dytë aksidentale.

Mikel Harizaj dhe i riu mbetën të plagosur rëndë, ndërsa njerëzit që dështuan dy herë ta vrαsin janë ende të lirë.