Tuesday , January 18 2022

Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, makinat përplasen kokë më kokë. Ka të lënduar

Një aksident është shënuar pak më parë në aksin Tiranë-Elbasan. Sipas informacioneve bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Advertisement

Një prej makinave transportonte bombola gazi, duke u shndërruar në një rrezik edhe më të madh si pasojë e përplasjes.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Policia po heton në lidhje me rrethanat  e aksidentit.