Tuesday , January 18 2022

Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja ka një lajm të mirë për të gjithë ata që duan të investojnë në…

Çelet sot thirrja e katërt e Programit IPARD me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit dhe Manifakturës. Kryetari i bashkisë së Elbasanit u bënë  thirrje të githëve që janë të interesuar për të investuar të aplikojnë sa më shpejt pasi kërkesat do të pranohen deri më datë 25 Shkurt

Advertisement

Njoftimi i plotë:

Të dashur fermerë, individë dhe biznese të vogla të apasionuar pas fshatit dhe hapësirës rurale.

Ju që keni dëshiruar të mund ta shndërroni shtëpinë e të parëve në një bujtinë të ngrohtë e të vizitueshme për të tjerë, ju që dëshironi të rrisni të ardhurat tuaja nga veprimtari të diversifikimit të aktivitetit bujqësor. 🏡🏕

Ju që keni zanat argjendarinë, punimet e baltës, drurit, gurit, artizanatin, tezgjahun, e të tjera zeje, e ju nevojitet një ambjent prodhimi e paketimi apo makineri. Për ju çelëm sot thirrjen e katërt të Programit IPARD 🇦🇱🤝🇪🇺 me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit dhe Manifakturës.

Turizmi Rural është kthyer në një nga lokomotivat e rritjes së mirëqënies ekonomike në zona të thella rurale. 👍🏻

ℹ️ Aplikimet do të pranohen deri më datë 25 Shkurt.

Për më shume info:

www.azhbr.gov.al