Wednesday , January 19 2022

“Aleksandër Xhuvani”, Organizohet Workshop-i me titull: “Via Egnatia – potencial zhvillimi ekonomik, i parë si aset turistik”

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Bordin Këshillimor të Biznesit, kanë organizuar Workshopin me titull: “Via Egnatia – potencial zhvillimi ekonomik, i parë si aset turistik”.

Advertisement

Në këtë aktivitet, Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit e Turizmit Malor, njëkohësisht nënkryetar i Bashkisë Elbasan, Z.Artur Guni, në prezantimin e tij, vuri theksin në njohjen e trevave shqiptare dhe më gjerë, përmes aktivizimit në ekspedita dhe guida të organizuara.

Gjatë workshop-it studentët u njohën me  historinë përmes sporteve, llojet e ndryshme të turizmit, gastronominë, duke u ndalur më së shumti në një vështrim historik të rrugës Egnatia dhe njëkohësisht duke e parë si një potencial zhvillimi ekonomik.