Tuesday , January 18 2022

Kanosi edukatoren, arrestohet 55-vjeçari në Cërrik, në pranga edhe dy shtetas të tjerë ne Elbasan

55-vjeçari me iniciare B.H., është arrêstuar nga policia e Cërrikut pasi ka kanosur me fjalë shtetasen A.P., me profesion edukatore.

Gjithashtu, janë arrestuar në qarkun e Elbasanit dhe dy shtetas të tjerë, përkatësisht 44 dhe 29 vjeç, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Kŗimeve në Komisariatin e Policisë Cerrik arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’’, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Belsh, pasi shtetasja A. P., me detyrë edukatore në një kopsht publik, ka kallëzuar se ky shtetas e ka kanosur me fjalë dhe e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrêstuan në flagrancë shtetasin A. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve në DVP Elbasan u kap shtetasi F. M., 29 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

29-vjeçari do t’i dorëzohet shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.