Tuesday , January 18 2022

“Zuri be vajzën dhe kërkoi falje”/ Monika debat me Ilirin: S’do bëja shaka të tillë me një femër, e ka …

Monika dhe Iliri janë bërë pjesë e debateve të njëpasnjëshme kohët e fundit. Mirëpo, kur gjërat u dukën se u sheshuan dhe mes tyre po rindërtohej sërish ajo marrëdhënie e mëparshme, ka pasur sërish një krisje. Kjo ndodhi në mbrëmjen e spektaklit të së premtes, ku Iliri tha se ka zënë benë e vajzës që nuk i është referuar Monikës kur ia vendosi emrin dhisë Nika, por shtoi se nuk i ka kërkuar në asnjë moment falje.

Advertisement

Ilir: Nuk kam ndonjë koment të madh. Atë që pata për t’ia thënë, ia thashë. Nuk ka qenë aspak lidhur me Monikën, sidomos shprehja e fundit për mjeljen. Unë i bëra dhe një be. Jam i qetë për atë që kam thënë. Është e kotë ti kthehem asaj teme se nuk do e bëja kurrë një shkaka të tillë sidomos me një femër.

Monika: Edhe unë dua shumë të mbyllet sepse në momentin që Iliri më kërkoi falje dhe…

Ilir: Unë falje nuk kërkova. Nëse e ke keqinterpretuar.

Monika: Pse e zure be gocën? Më the më fal nëse je lënduar. Meqë ka zënë kokën e gocës, dua t’ia lë çdo gjë dhe në momentet që çdo njeri, aq më tepër zë be fëmijën, jam nënë vetë, e kuptoj dhe mbyllet gjithçka.