FOTO ARKIVA

Aksident i rëndë në Cerrik. Automjeti përplas një 50-vjeçar.

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cerrik.
Bëhet me dije se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë një person rreth 50-vjeç. Ai ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një automjet. Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar në komisariat shoferin.