Aksident në Elbasan, Makina përplas motoçikletën, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën rural Elbasan-Shushicë, në fshatin Byshek ku një motoçikletë me drejtues D.P., 21 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz që drejtohej nga 53-vjeçari me iniciale XH.C.
Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i motoçikletës kanë mbetur të lënduar dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.