Aksident në Elbasan-Tiranë, furgoni përmbyset në mes të rrugës

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në hyrje të tunelit në autostradën Tiranë- Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur reth orës 11:00, rreth 1 km në afërsi të tunelit të Kërrabës, ku një furgon që transportonte mallra është përmbysur.

Mësohet se automjeti po ecte me shpejtësi të madhe dhe pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes është përplasur me muret mbrojtëse të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Si rezultat i këtij aksidenti janë rrezikuar edhe disa automjete të tjera që qarkullonin pas tij.

Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar nga ky aksident.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./dita