Arrestohet “Skifteri” në Elbasan

Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi dyshohet se është autor i disa grabitjeve të ndodhura në këtë qytet.

37 vjeçari i arrestuar është me inicialet O.B., banues në Elbasan. 37 vjeçari dyshohet se ka vjedhur një navigator, një aparatë celular dhe 120 Euro në automjetin në pronësi të shtetasit E.T.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet gjithashtu se ky shtetas është autor edhe i 3 vjedhje të tjera të banesave  të ndodhura gjatë  këtij muajit.