Balla: Dështim monumental për Bashkimin Europian

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka cilësuar si dështim monumental të Bashkimit Europian, faktin që ende qytetarët e Kosovës nuk përfshihen në procesin e lëvizjes së lirë në hapsirën e BE.

“Në kontekstin e mosmbajtjes së premtimeve nga ana e BE, do doja të citoja si një ndër dështimet më monumentale në këtë kontekst faktin që ende qytetarët e Kosovës nuk përfshihen në procesin e lëvizjes së lirë në hapsirën e BE edhe pse 3 vite e gjysëm tashmë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet për liberalizimin e plotë të vizave”, deklaroi Balla.

Deklaratën numri dy i PS, Taulant Balla e bëri gjatë konferencës së Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian të shteteve të Evropës Juglindore, e cila u mbajt sot në Tiranë.