Burrat i stresojnë gratë më shumë se fëmijët dhe arsyet janë mjaft serioze…

Gratë e martuara janë më të stresuara se ato beqare.

Ato kanë një ngarkesë të madhe mbi supe: rritjen e fëmijëve, kujdesin ndaj partnerit dhe sigurisht karrierën që nuk mund të lihet pas dore.

Gratë e stresuara kanë më shumë dhimbje koke, lodhje dhe ankth. Prindërimi është gjithashtu stresues.

Mirëpo në mënyrë surprizuese, bashkëshortët kontribuojnë në shtimin e stresit tek gratë, më shumë sesa fëmijët.

Sipas një studimi, 46 për qind e grave janë shprehur se fëmijët u shkaktojnë më pak stres sesa burrat e tyre dhe kjo gjë nuk ka të bëjë me tradhtinë apo dhunën.

Po pse ndodh kjo gjë?

1. Një burrë sillet më “keq” se një fëmijë

© Big Daddy / Columbia Pictures

E vërteta është se meshkujt sillen si fëmijë deri në moshën 43-vjeçare. Nëse një fëmijë 7 vjeç e shqetëson nënën me sjelljet e tij, me siguri babai që është 35 vjeç dhe sillet si 7-vjeçar dhe e mërzit akoma edhe më shumë.

Baballarët në shumicën e rasteve argëtohen më shumë me fëmijët dhe ata përceprohen prej tyre si miq dhe bashkëpunëtorë në ide argëtuese.

Nënat janë më të shqetësuara për problemet që lidhen me edukimin, disiplinën, shëndetin dhe zhvillimin edukativ të një fëmije. Nënat janë ndonjëherë si “police” dhe kjo gjë shpesh çon në konflikte mes prindërve.

Zgjidhja

© Mom / cbs

E mira në këtë situatë është të qëndroni të bashkuar dhe nëse njëri prind i ndalon diçka fëmijës, atëherë edhe tjetri duhet ta mbështesë këtë vendim.

Është e nevojshme që të veproni së bashku dhe të bini dakord për sjelljet e gabuara që i duhen ndaluar fëmijës.

Është gjithashtu e rëndësishme të ndani përgjegjësinë për kujdesin ditor të fëmijëve.

2. Punët e shtëpisë për një grua janë tepër të lodhshme

© The Intern / Warner Bros. Pictures

Një studim tregoi se 1 në 5 nëna nuk flenë mjaftueshëm dhe se partneri i tyre nuk i ndihmon për të reduktuar stresin e përditshëm.

Gratë kalojnë më shumë kohë duke bërë punët e shtëpisë, ndërkohë burrat relaksohen më tepër.

Rutina e grave përfishin jo vetëm të gatuarit dhe pastrimin e shtëpisë, por edhe pagesën e faturave, bërjen e pazareve dhe planifikimin e javës për fëmijët dhe bashkëshortin.

Këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për një familje, mirëpo nëse i bën vetëm një person janë vërtet rraskapitëse. Nëse një grua kujdeset e vetme për familjen, stresi i saj rritet.

Zgjidhja

Përgjigja më e thjeshtë dhe e qartë është se një burrë duhet ta ndihmojë gruan e tij me punët e shtëpisë.

Përgjegjësitë e përbashkëta familjare janë një nga arsyet kryesore të një martese të suksesshme. Të dy bashkëshortët duhet të vlerësojnë përpjekjet e tjetrit.

Çdo punë është e vlefshme, edhe nëse nuk gjeneron të ardhura. Nëse punët janë ndarë në gjysmë, ato do të bëhen më shpejt dhe koha e mbetur mund të shpenzohet me njëri-tjetrin.

3. Një grua ndihet fajtore dhe nuk ka kohë të lirë

© Sex and the City 2 / Warner Bros. Pictures

Duke marrë parasysh të gjitha detyrat e grave të përshkruara më sipër, ato mund të ndihen sikur nuk kanë aspak kohë të lirë. Veçanërisht nëse punojnë me orar të plotë.

Në mbrëmje, pas punës, ato duhet t’i kushtojnë vëmendje çdo anëtari të familjes dhe të kryejnë të gjitha punët e shtëpisë.

Gratë përpiqen të bëjnë gjithçka në 24 orë, por për shkak të nxitimit ndonjëherë mund të ndodhin edhe gabime.

Përgjegjësia për fëmijët, bashkëshortin dhe familjen qëndron tek gruaja dhe ajo mund të ndihet fajtore kur diçka shkon keq. Stresi mund të shkaktohet nga ndjesia e fajit.

Zgjidhja

© Still Alice / Sony Pictures Classics

Në mënyrë që një grua të mos ndihet keq se nuk ka kohë të lirë, bashkëshorti mund të ndajë me të jo vetëm punët e shtëpisë, por edhe kujdesin e fëmijëve, përgjegjësinë për familjen në tërësi.

Një marrëdhënie ka dy të rritur, jo vetëm gruan. Kur bashkëshortët diskutojnë problemet, marrin vendime së bashku dhe janë përgjegjës për to, kjo i ndihmon ata të bashkohen dhe të zgjidhin shumë probleme.

Mos harroni se stresi mund të çojë në divorc dhe të ketë një efekt negativ në shëndetin tuaj. Prandaj, është e rëndësishme që të përpiqeni të krijoni më pak stres në jetën e familjes suaj të dashur.