Çifti i vetëhelmuar në Librazhd, REAGON policia e Elbasanit

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Librazhd ku u vetëhelmuan Olsjan dhe Rezarta Hajdari, çifti i cili u martua këtë të dielë ka reaguar edhe Policia e Librazhdit. Policia njofton se çifti është vetëhelmuar, por ende nuk janë zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Elbasanit.