Dhunohet një familje në Librazhd, persona të maskuar u futën brenda në banesë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Librazhd, ku persona të paidentifikuar kanë ushtruar dhunë në drejtim të anëtarëve të një familjeje, brenda banesës së tyre.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30 në fshatin Marinaj, njësia administrative Qendër, ku disa persona të maskuar kanë hyrë me forcë ne banesën e shetasit F. G dhe kanë keqtrajtuar familjarët.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një tentativë për grabitje, apo autorët kanë pasur konflikte të mëparshme me këtë familje.