E Fundit/Aksidenti ne Librazhd. Humb jeten vëllai i kreut të degës së PD Bujar Vreto

Një aksident me pasojë vd.ekjen ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd.

Nga aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të pl.agosur.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, vik.tima është Ardian Vreto, 45 vjeç, vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto.

45-vjeçari ka punuar më herët si punonjës policie, ndërsa aksidenti fatal ndodhi pranë fshatit Pishkash.

Sa i përket të plagosurve, bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga Durrësi, Adnan dhe Frida Sofa, të cilët janë dërguar në Spitalin e Librazhdit.

Njoftimi i policisë:

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë,  në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë  drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.