E pabesueshme, vaksina e Indisë shkatërron koronavirusin, përdorej te fëmijët si…

Shpëtimi i botës nga Covid-19 me sa duket do të vijë nga vendi i dytë me popullsinë më të madhe në botë, por shumica e qytetarëve jetojnë në varfëri ekstreme.

Vaksina që mund të na shpëtojë të gjithëve është përdorur te miliona fëmijë në Indi, menjëherë pas lindjes për të mbrojtur nga tuberkulozi.

Shkencëtarët amerikanë thonë vaksina e Bacillus Calmette-Guerin (BCG) mund të ndryshojë rrjedhën e historisë dhe ta mposht njëherë e përgjithmonë koronavirusin Covid-19.

“Ne zbuluam se vendet pa politika universale të vaksinimit të BCG, si Italia, Hollanda dhe Shtetet e Bashkuara, janë prekur më rëndë në krahasim me vendet me politika universale të BCG”, deklarojnë një grup studiuesish të udhëhequr nga Gonzalo Otazu, profesor asistent i shkencave biomjekësore në NYIT.

Studiuesit krahasuan politikat e vaksinimit të kombeve të ndryshme me BCG me duke parë të infektuarit dhe të prekurit me COVID-19.