E tradhtonte me avokatin e njohur? Nora Istrefi prej 1 viti lidhje jashtëmartesore, dalin detaje të panjohura

Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund një lidhjeje të gjatë, që zgjati plot 14 vite. Por, shkakun e vërtetë të ndarjes askush nuk e mori vesh. Zërat flisnin për tradhti nga ana e Robertit, por të tjera fakte kanë dalë në dritë. Burimet bëjnë me dije se prej 1 viti Nora Istrefi kishte një lidhje jashtëmartesore me një avokat të njohur në Kosovë.

Kjo lidhje është bërë shkak për t’i dhënë fund martesës disa vjeçare të çiftit të famshëm.

“Prej të paktën një viti Nora është në lidhje jashtëmartesore me njërin prej avokatëve ndër më të njohurit në Kosovë dhe kjo është arsyeja e ndarjes”,- ka rrëfyer një mik i ish- çiftit.

Pak ditë më parë, Robert Berisha bëri një deklaratë publike në të cilën rrëfente se çifti i famshëm i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, dhe ruan një raport miqësor bashkë. Dosja.al ka kontaktuar me Robert Berishën dhe është në pritje të një përgjigjeje nga këngëtari, lidhur me lajmin që po qarkullon së fundmi.