Elbasan/ ISHSH kryen 266 inspektime, subjektet e lejuara zbatojnë masat e sigurisë

nspektorati Shtetëror Shëndetësor, dega Elbasan, ka kryer 266 monitorime gjatë ditës së sotme, ndërsa vlerëson se subjektet e lejuara të vijojnë aktivitetin kanë zbatuar masat e sigurisë, të caktuara nga qeveria për mënjanimin e përhapjes së COVID 19.

Sipas njoftimit të ISHSH, “Dega Rajonale Elbasan janë kryer 266 monitorime ne Qytetin e Elbasanit, Librazhdit, Cerrikut dhe Gramshit.  U kryen 4 inspektime 2 ne markete, 2 në farmaci dhe nuk u konstatuan parregullsi”.

“Subjektet e përcaktuara në urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë janë të mbyllura, subjektet e hapura kryesisht furra buke, markete dhe farmaci zbatojnë të gjitha udhëzimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19”,- thekson ISHSH.

“Në mënyrë më të detajuar janë monitoruar: Furra buke: 29, Bar kafe/ restorante/ piceri: 94, Markete/ super markete/ Dyqane mishi: 70, Farmaci:11, Klinika dentare: 21, Berber:17

OSHEE/UK: 4, Subjekte te ndryshme argëtimi: 2, Shërbim telefonik : 5 Materiale ndërtimi dhe aktivitete të tjera : 13. Monitorimet janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, Librazhd , Gramsh”,- theskon ISHSH