Loading...
Saturday , January 18 2020

Elbasan/ Organizohet ceremonia përkujtimore e 107-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit

Elbasan

Sot, më datë 13.01.2020, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan u organizua ceremonia përkujtimore e 107-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin përfaqësues të pushtetit vendor, të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese, familjarë të dëshmorëve të Policisë, veteranë, punonjës të Policisë dhe media.

Zëvendësdrejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan Drejtues Albert Nushi gjatë fjalës përshëndetëse theksoi se puna e Policisë nuk do kishte asnjë vlerë dhe asnjë kuptim në rast se ajo nuk do ndërthurej me bashkëpunimin dhe besimin e komunitetit, si dhe me mirënjohjen dhe respektin e thellë për veprën dhe kontributin e qindra dëshmorëve të Policisë ndër vite, të cilët dhanë jetën e tyre për të luftuar krimin, për të siguruar jetën, shëndetin dhe mirëqenien e mbarë shoqërisë shqiptare. Prandaj ndihemi krenar për heronjtë tanë, të cilët janë dhe do të jenë burim frymëzimi për ne dhe gjeneratën e re të Policisë.

Në fund të fjalës përshëndetëse, zëvendësdrejtori z. Albert Nushi uroi të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi se humanizmi dhe solidariteti janë dy binarët mbi të cilët mbështetet vazhdimësia e punës së Policisë.