Elbasan/ Procedohen kryeinspektori dhe 2 inspektorë, dyshohet se vendosën gjobë fiktive

Dy burra dhe një grua po procedohen në gjendje të lirë pasi në kuadër të kontrollit antiduhan, dyshohen se kanë vendosur gjobë fiktive, ndaj një subjekti.

Policia e Elbasanit njofton se bëhet fjalë për H.M., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë  ( kryeinspektor); E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë  ( Inspektore) dhe A.M., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë (Inspektor), që të gjithë pranë ISHSH dega Elbasan.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  u procedua  penalisht shtetasi: G.P., 42 vjeç,  banues në Elbasan,  pasi në ambientet e lokalit që e kishte në përdorim ushtronte aktivitetin të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular, i cili dyshohet se me atë zhvillohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit.

Top Channel