Monday , March 30 2020

Elbasan/ Thyen karantinën, policia arreston 23-vjeçarin

Policia e Shtetit u ka vendosur një sërë gjobash gjatë 12 orëve të fundit, personave që kanë shkelur karantinën.

Policia njofton se 78 persona janë ndëshkuar me gjobë 100 mijë lekë të vjetra. Po për të njëjtën shkelje, thyerje të karantinës, në Elbasan policia ka arrestuar një 23-vjeçar.

Gjithashtu janë ndëshkuar me heqjen e  patentës për 3 vjet katër drejtues automjetesh që kishin dalë në rrugë pa autorizim, si dhe janë gjobitur dy administratorë subjektesh tregtare.