Elbasan/ Trashësia e dëborës shkon në 30 cm, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra (Foto)

Në Steblevë të Librazhdit trashësia e dëborës ka shkuar në 30 cm, ndërkohë që reshjet vazhdojnë. Aksi Librazhd Peshkopi i kalueshëm me zinxhirë në disa pjesë të tij.

Dëborë ka edhe në zonat malore të Prrenjasit Sopot e Rrajcë.

Në Elbasan vijojnë reshjet e dëborës, në Gjinar e Zavalinë rrugët janë të kalueshme.

Probleme me energjinë elektrike ka në disa fshatra.