Elbasani me rrjet të ri të furnizimit me ujë. Ja marrëveshja ambicioze që u nënshkrua sot

Ditën e sotme kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka nënshkruar marrëveshjen mes KfW, BE, SECO, AKUM dhe UK Elbasan në investimin më të rëndësishëm për 2020.

Një zgjidhje përfundimtare kjo për furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e Elbasanit.

Llatja shkruan:

✅ Elbasani me rrjet të ri të furnizimit me ujë ?

Me përfaqësuesit e KfW??, BE ??, SECO?? e Drejtorit të Përgjithshëm të #AKUM Alqi Bllako nënshkruam një marrëveshje të madhe për të ardhmen e ndërmarrjes sonë të Ujësjellës-Kanalizime #Elbasan. ?

Falë mbështetjes së miqve tanë, në 2020 nis një investim kolosal në modernizimin dhe optimizimin e infrastrukturës të UKE, duke i dhënë kështu zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të banorëve të Elbasanit.☺?

Tani ajo çka presim nga ekipi UKE ? është një performancë e lartë në minimizimin e humbjeve në rrjet dhe rritjen e shërbimit ndaj qytetarëve në kohë e cilësi.? #BASHKE ?

#ElbasaniqëDuam??