Grabitje si neper filma/ Grabitet sërish argjendaria e kunatit të Bashkim Finos në Librazhd

Një argjendari është grabitur në Librazhd në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pronësi të Skënder Xhanit. Ende nuk dihet vlera e arit dhe argjendit që është rrëmbyer nga hajdutët.

Autorët në fillim ishin futur në banesën e pronarit dhe kishin marrë çelësin e dyqanit. Më pas, ata kanë arritur të hyjnë lehtësisht në objekt. Argjendaria ndodhet fare pranë Komisariatit të Policisë së Librazhdit po sigurisht askush nuk ka parë deh as ka dëgjuar asgjë. Ka qenë i zoti i dyqanit që ka mësuar fatin e pasurisë së tij dhe ka ardhur në vendin e ngjarjes. Diku rreth orës 04.00 mësohet të jetë kryer edhe grabitja.

Policia nuk ka dhënë ende detaje që lidhen me këtë grabitje, por theksohet se vlera e mallit të marrë është e madhe. Është bërë prehja e zonës ndërkohë pritet që policia të nis edhe shoqërimin e të gjithë personave me precedent penal në këtë fushë.

Sipas të dhënave të policisë mësohet dyqani i sulmuar është në pronësi të kunatit të deputetit socialist Bashkim Fino. Sipas të njëjtave burime, vjedhja është kryer në kohë rekord. Vjedhësit dyshohet kanë vepruar sipas një plani të parapërgatitur duke i kryer veprimet me shpejtësi dhe kanë arritur të merrnin gjithçka kishin si objektiv. Për të realizuar vjedhjen ata më herët janë futur në shtëpinë e biznesmenit.

Që andej kanë marrë çelësat e argjendarisë dhe më pas janë futur te biznesi ku ka marrë çfarë kanë mundur. Paraprakisht nuk ka të dhëna për vlerën e mallit të grabitur në këtë argjendari nga më të mëdhatë e këtij qyteti. Ky biznes edhe pse ndodhet në qendër të qytetit të Librazhdit dhe fare pranë godinës së komisariatit të policisë dhe i monitoruar me kamera sigurie e sistem alarmi gjithmonë ka qenë objekt i piketuar nga vjedhësit. Gjatë vitit 2019, aty u kryen dy vjedhje me një vlerë prej dhjetëra milionë lekësh.