Loading...
Sunday , January 19 2020

Historia e mrekullueshme e çiftit nga Elbasanit që u ngjan telenovelave

18 vjet të shkuara në telefonin e Marsidës bie zilja. Ishte një telefonatë e gabuar, një djalë kishte ngatërruar vetëm një numër dhe po priste të dëgjonte zërin e një shoferi kamioni por u dëgjoi një “alo” drithëruese në anën tjetër… Pasi e kuptoi që ka gabuar numër e mbylli telefonin. Por jehonën e atij zëri nuk e harroi… Dikush dashurohet me sytë e bukur, dikush me trupin ndërsa Jari u dashurua me zërin e Marsidës…


Jari kishte gjetur “këpucën” e Hirushes dhe i duhej fare pak kohë që të gjente kush është pronarja e saj. Pas fare pak kohësh, përmes të njohurish ai sheh bukuroshen që fshihej pas zërit të ëmbël që e hutoi “E keni gabim zotëri”…. Pas kësaj Jari nuk reshti të bëjë telefonata të gabuara njëra pas tjetrës derisa e bindi bukuroshen zëëmbël që ai ishte thellësisht i dashuruar në të. Kishin kaluar vetëm pengesën e parë. Kishin rënë dakort bashkë por duhej të binte edhe familja e Marsidës.

Nga ana e saj familja kishte plane krejt të tjera për Marsin. Kur e panë që familja është kundër vendosën të merrnin fatin e tyre në dorë! Një ditë Marsida shkoi në shtëpinë e Jarit pa pëlqimin e prindërve të saj… Quhej “grabitje” ato kohë një veprim i tillë. Aq më tepër e forconte këtë fjalë imazhi muskuloz e i kuruar i Jarit dhe bukuria e Marsidës…

Marsida me jarin hynë në ato çifte që nuk harrohen pasi t’i njohësh. Përtej imazhit të fortë të Jarit fshihet një shpirt i butë, një zë i shtruar e një natyrë tolerante ekstrem. Marsida dhe Jari janë bekuar tashmë me tre fëmijë, Reit, Meit dhe Junès!