KF Sopoti me trajner të ri pas largimit të Klajdi Këngës

Pasi ish-trajneri Kënga bëri publike largimin e tij nga drejtimi i ekipit librazhdas nëpërmjet llogarisë së tij të rrjetit social Facebook, duket se drejtuesit e KF Sopotit e kanë pasur gati zëvëndësin e Këngës. Bëhet fjalë për trajnerin elbasanas Gentian Stojku, i cili do të marri frenat e ekipit për pjesën e mbetur të kampionatit për të arritur objektivin kryesor ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Gentian Stojku nuk është emër i panjohur për futbollin e librazhdit, pasi ka drejtuar ekipin e Sopotit përgjatë sezonit 2014-2015. Sezon i cili ka kaluar me polemika midis drejtuesve të ekipit dhe trajnerit, për shkak të mardhënieve jo të mira me futbollistët dhe sportadashësit librazhdas. / librazhdi.info