Koronavirusi / Bashkia Librazhd ndihma për të moshuarit që jetojnë vetëm

Shumë të moshuar të Librazhdit janë izoluar në shtëpi gjatë 10 ditëve të fundit të muajit Mars, duke respektuar kështu masat dhe apelet e Këshillit të Ministrave për qëndrimin në shtëpi.

Vetë karantinimi i detyruar i moshës së tretë, ka krijuar edhe probleme tek këta të fundit përsa i përkët sigurimit të gjërave bazë të jetesës.

Të gjendur në këtë situatë, Bashkia Librazhd ka ndërmarrë një nismë për tju ardhur në ndihmë fillimisht të gjithë të moshuarve që jetojnë vetëm me ndihma në ushqime dhe medikamente

Bashkia Librazhd facebook: “RAPORTONI TË MOSHUARIT

Bashkia #Librazhd ju vjen në ndihmë të gjithë moshuarve që jetojnë vetëm.
Jemi në gadishmëri 24 orë çdo ditë për këdo që ka nevojë, kemi përballë një armik tepër të rrezikshëm ndaj ju lutemi të gjithëve sa më shumë kujdes këto ditë.
Nëse jeni në dijeni që kanë nevojë për ushqime dhe medikamente mund të raportoni në numrin e tel +355 69 250 2690 i cili është në dispozicion 24 orë nga Bashkia Librazhd për tju përgjigj raportimit tuaj.”