Sunday , February 23 2020

Kreu i PD Elbasan, Eugen Isaj: Dy vite që elbasanasit paguajnë tarifë, po lekët nuk dihet ku shkojnë

Kreu i Partisë Demokratike të Elbasanit Eugen Isaj, ka folur në lidhje me gjendjen aktuale të Qendrës Spitalore të Elbasanit. Ai shprehet se prej dy vitesh, qytetarët e elbasanit paguajnë tarifë për të hyrë në qendrën shëndetësore, por mbetet i paqartë fakti se ku shkojnë këto të ardhura, të cilat sipas tij, janë me qindra miliona lekë.

“Sot tek qendra spitalore në qytetin tonë, u bënë dy vjet që elbasanasit paguajnë tarifë për të hyrë e për të marrë shërbimet dhe nuk dihet se ku shkojnë me qindra milionë lekë, akoma infrastruktura është për të ardhur keq dhe në këtë projekt tipik rilindas dihet se ku shkojne të ardhurat!”, shprehet Isaj.

Advertisement