Kush është kompania që do të zvëndësojë “Fly Ernest” me 5 fluturime të reja nga Rinasi?

Fly Ernest, një nga kompanitë më jo-korrekte në ofrimin e shërbimit ndaj klientëve, tashmë është pezulluar nga autoriteti italian i aviacionit.

Por tashmë një tjetër kompani duket se do ta zvëndësojë dhe është pikërisht kompania e fluturimeve ajrore “low-cost”, Wizz Air, që do të ofrojë pesë destinacione të reja nga Rinasi në Itali.

Kompania hungareze do të nisë fluturimet këtë verë nga Tirana në drejtim të Milanos, Bolonjës, Veronës, Treviso dhe Pisa.

Në një deklaratë për shtyp George Michalopoulos i Wizz Air tha:

“Wizz Air është e angazhuar fuqimisht në krijimin e mundësive të reja për pasagjerët shqiptarë dhe sot ne jemi të entuziazmuar për të dyfishuar numrin e fluturimeve që kemi në Tiranë dhe njoftojmë pesë rrugë të reja nga kryeqyteti i Shqipërisë për në Itali. Ne besojmë se këto rrugë përfaqësojnë një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zgjerimin e rrjetit tonë”.