Lajm i mirë: Pensionistët kryefamiljarë përjashtohen nga kjo takse…

Një lajm i mirë për të gjithë pensionistët kryefamiljarë, të cilët përjashtohen nga taksa e ndërtesës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ujësjellës-Kanalizime i Tiranës sqaron procedurat që duhet të ndjekin nëse nuk është përjashtuar nga taksa e ndërtesës. Sipas UKT, referuar nenit 22 pika 6 e Ligjit nr.9632, date 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar, përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën kategoritë si vijon:

– pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale

– ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre

– ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetëm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë

– ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;

Ndaj për t’u përjashtuar nga taksa, pensionisti duhet të aplikojë pranë njësisë përkatëse administrative, duke paraqitur:

Librezë uji ose Faturë uji
ID (Kartë Identiteti)
Librezë pensioni