Librazhd/ “Ishin dy burra me maska”, zbardhet deshmia e gruas shtatzene qe u dhunua nga grabitesit

Një grua shtatzënë, njëkohësisht nënë e dy fëmijëve të tjerë është dh unuar në sy të tyre në banesën e saj.

Ngjarja e rëndë, konfirmuar për Panorama nga burimet e policisë, ka ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit mbrëmjen e djeshme.

Korespondentja e “Panorama” mëson se kanë qenë persona ende të paidentifikuar që kanë hyrë në banesën e familjes Gega.

Zonja e shtëpisë, e cila është edhe shtatzënë, ka qenë me dy fëmijët e saj, pa bashkëshortin, i cili ndodhej në punë, në momentin që persona me ma ska i kanë hyrë brenda banesës.

Ata e kanë dh unuar dhe madje i kanë prerë edhe flokët asaj.

Jetmira Gega në gjendje të rënduar psiko logjike ka njoftuar policinë, e cila e ka transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Burimet për “Panorama” dhanë detaje nga dëshmia që gruaja ka dhënë para efektivëve.

“Ishin dy burra, ishin të gjatë, mbanin maska. Njëri prej tyre kishte edhe pist oletë”, mësohet të ketë thënë Jetmira Gega.