Librazhdi dhe Prrenjasi nuk kanë asnjë rast deri më tani të shfaqjes së COVID-19. Referimi i burimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetsisë

15 raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në vendin tonë duke e çuar në 212 numrin e përgjithshëm.

Në bashkitë Librazhd dhe Prrenjas referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetsisë, nuk kemi raportime të pacientëve të prekur me COVID-19.

Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 121 raste

– Durrës 12 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 22 raste

– Kavajë 4 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 12 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 5 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

– Tropojë 3 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 1 rast

Apeli për qytetarët qëndron sërisht i njëjtë. Respektoni lëvizjet duke qëndruar në shtëpi, vend grumbullimet dhe distancat me personat kur dilni për të blerë ushqime etj, kujdesuni për higjenën personale dhe shmangni kontaktet me personat që kanë mberritur në vendin tonë ditët e fundit nga vendet e prekura nga pandemia botërore.