Categories: Librazhd

Martesa e disa ditëve që u shndërrua në tragjedi, shtëpia e të rinjve në Librazhd hap dyert e mortit (Pamje nga ngjarja)

Një shtëpi e vogël një katëshe, e lyer me të gjelbër, ngjyrën e shpresës një çati të vjetër, ca rroba të nderura në tel e akoma të hapura zbukurimet e dasmës.
Kjo është shtëpia e familjes Hajdari në Librazhd që do të përcjellë në banesën e fundit nusen e re, Rezartën që s’mundi ta jetonte rininë e dashurinë e saj. Disa shiritë të kuq e të bardhë për të treguar se vetëm pak ditë më parë aty këndohej e kërcehej, martohej djali i shtëpisë.

Krevati ku u gjetën dy të rinjtë ka sipër mbulesën e bardhë të mbledhur ashtu rrëmujshëm. Paja e Rezartës pret ende në raft, e pahapur akoma, por askush tashmë nuk e prek dot me dorë. Çarçafët nuk do të shtrohen më mbi krevatin bashkëshortor e fustanet e nusërisë do të vjetërohen pa i veshur një nuse e re.

Pak ditë pas dasmës që mblodhi gjithë fshatin për t’i gëzuar çiftit të ri, një vajzë e re do të përcillet në banesën e fundit, tashmë në një arkëmort.
Askush nuk e di ende çfarë ndodhi me çiftin e ri që u gjetën në mëngjes pa ndjenja, Rezarta e pajetë e Olsiani në gjendje të rëndë.
26-vjeçari ndodhet ende nën kujdes intensiv në monitorimin e mjekëve. Dyshohet se ata u vetëhelmuan, gjithsesi do jetë policia ajo që do sqarojë arsyet e kësaj tragjedie.


This post was published on December 13, 2019 2:20 pm

Share
ElbasaniPlus

Recent Posts

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” publicistit Fatos Baxhaku

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, mirëpriti propozimin e Bashkisë Elbasan dhe Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë për të zhvilluar në…

January 17, 2020

La titullin mbretëror për t’u martuar me shqiptarin/ Aktori flet për martesën me konteshën franceze: Duhemi shumë, nuk ka rëndësi ku jetojmë! (VIDEO)

Ajo la titullin e familjes mbretërore për tu martuar me aktorin shqiptar dhe për të jetuar në një fshat në…

January 17, 2020

Të rinjtë e shkollës profesionale në Elbasan: Mësojnë zanate për të gjetur punë

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është bërë problem mjaft shqetësues për ndërmarrjet shqiptare. Një studim i fundit i Institutit Shqiptar…

January 17, 2020

KF Sopoti me trajner të ri pas largimit të Klajdi Këngës

Pasi ish-trajneri Kënga bëri publike largimin e tij nga drejtimi i ekipit librazhdas nëpërmjet llogarisë së tij të rrjetit social Facebook,…

January 17, 2020

Krim i rëndë në Librazhd/ Dhunohet dhe i priten flokët gruas shtatzënë

Detaje tronditëse kanë dalë në pah nga grabitja e ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit mbrëmjen e djeshme. Sipas burimeve…

January 17, 2020

Librazhd/ “Ishin dy burra me maska”, zbardhet deshmia e gruas shtatzene qe u dhunua nga grabitesit

Një grua shtatzënë, njëkohësisht nënë e dy fëmijëve të tjerë është dh unuar në sy të tyre në banesën e…

January 17, 2020