Mbishkrimi interesant në portën hyrëse të Kullës së Sahatit Elbasan

Kulla e parë e Sahatit u ngrit këtu në shekullin e XVII dhe u rrënua para vitit 1854. Kulla e dytë prej druri, e ngritur gjatë viteve 1865-1869. Pas rrëzimit kjo kullë u zëvëndësua me kullën vazhduese në 1899.

Mbishkrimi në portën hyrëse të kullës thotë:
“Mbreti i botës Abdylhamiti bujar në hijen e hirit
të tij u ngrit sahati i hijshëm, burrat me sedër të Elbasanit patën mirësinë dhe ngjallën këtë kohëtregues të bukur dhe zemërledhatues, shumë u përpoq, u kujdesua dhe u
interesua Aqif beu, Zoti i dhashtë si shpërblim gjithë të mirat e kësaj bote kur tingëllon, me zërin e tij njofton për bukuri kohën e saktë në mënyrë të përsosur nga të katër anët tregon minutat meqë zotëron intuitën e vjershëtorit tuaj o Refit vitin e ndërtimit të tij e ndërtuan në fillim të vitit 1315 hixhrit.

E ndërtuan në fillim të vitit 1315 (që i takon vitit 1899).Numrat e ores jane numra qe perdoren sot nga vendet arabe.