Mbretëresha Elizabeth hap vend pune, pagesa deri në 50 mijë paund

Mbretëresha e Anglisë Elizabeth II po kërkon të punësojë një person i cili do të jetë përgjegjës për mediat zyrtare sociale të Pallatit.
Dëshira e mbretëreshës është që të qëndrojë e lidhur me ndjekësit e saj në internet, sipas një postimi pune të postuar në LinkedIn, siç transmetohet nga mediat kryesore të Mbretërisë së Bashkuar.
Njoftimi i cili u botua të enjten, i drejton aplikantët në faqen e internetit të familjes mbretërore.

Pagesa varion nga 45,000 paund deri në 50,000 paund në vit, në varësi të përvojës, me 37.5 orë totale të punuara në javë, nga e Hëna deri të Premten.
Sipas faqes zyrtare të Royal Family, afati i fundit për aplikantët është 23 Dhjetori deri në orën 23:55.