“Mos u ngatërro me motrat Vjollca!” Alketa Vejsiu reagon pas zhurmës së madhe!

Alketa Vejsiu ka reaguar më në fund pas zhurmës së madhe që u bë me shkrimet ironizuese për motrat Vjollca dhe Xhemi Shehun, nga portali i saj, dhe këtë herë ka folur nga profili i saj zyrtar.

Moderatorja e njohur u është përgjigjur disa komenteve në një postim të bërë së fundi në Instagram.

Një komenti që e paralajmëron të mos merret me Luana dhe Marina Vjollcën, ajo ia kthen me shumë pozitivitet.

“Mos u ngatërro me motrat Vjollca”, i shkruan një komentues ndërsa Alketa tregon se nuk ka asgjë me to: “Janë super yje. I duam”.

Ndërsa një komenti tepër negativ, Alketa zgjedh t’i përgjigjet duke i dhënë disa këshilla:

“Sa mirë t’u bë të doli boja fare të gjithë të urrejnë llafazane”, ndërsa Alketa ia kthen: “Jeni bërë shumë me 0 postime, 0 ndjekës! Sa turp, sa turp! Luftoni me mullinjtë e erës! Dashuri ka më shumë se urrejtje! Kështu zhytuni thellë e më thellë por do mbyteni aty”.

Postimet për Xhemin dhe motrat Vjollca na faqen e portalit të saj, Revista Class, ku ironizohej Xhemin si aktore dhe Luanën dhe Marinën për “jetën e sheikeve”, morën tepër reagime dhe bënë bujë në rrjetet sociale.

Alketa Vejsiu u sulmua në mënyrë të pamëshirshme në rrjetet sociale për komentet që bëheshin në emër të një vajze së cilës ajo i kishte deleguar punën

by iconstyle