Monday , March 30 2020

Ndihmat për familjet në nevojë, mblidhet shtabi koordinues në Elbasan

Në prefekturën e Elbasanit u zhvillua mbledhja e shtabit koordinues për ofrimin e asistencës të shtresave në nevojë në bazë të Vendimit te Keshillit te Ministrave, nr.236.

Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj tha se gjatë kësaj mbledhje u trajtuan çështje me rëndësi në kuadër të situatës ku ndodhet vendi për shkak të sëmundjes së koronavirusit.

“Tre çështje ishin për  trajtim. Së pari, ngritja e strukturave sipas VKM, hartimi i saktë  i listave si dhe  shkëmbimi i informacionit si ndërmjet strukturave ashtu dhe me institucionin e prefektit”, -tha Malaj për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Qeveria mori vendimin për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, pensionistëve dhe të moshuarve duke shpërndarë ndihma nga rezervat e shtetit, po ashtu edhe në bashkëpunim me bashkitë e vendit, përmes fondit të emergjencës, në kuadër të situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi, ku cdo aktivitetet është pezulluar